Deputeti dhe lideri politik kroat kërkon lirimin e Ballistit

Prishtinë | 01 Gus 2017 | 18:14 | Nga

Deputeti kroat nga koalicioni Muri i gjallë (Živi zid), Ivan Pernar përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje për lirimin e Ismail Morinës – Ballistit.

Ai i ka shkruar autoriteteve kroate këtë porosi:

“I bëj thirrje shtetit që ta lëshoj në liri, sepse bëhet fjalë për shprehje jo të dhunshme të qëndrimeve politike. Kroacisë nuk i duhen te burgosur politik”

Reagimi i tij vjen pas iniciativës së aktivistit dhe opinionistit të ri shqiptar nga Gostivari, Argjir Beqiri, që është mik i deputetit kroat.

Image

Kush është Ivan Pernar?

Autori i dy librave ‘Si është krijuar paraja’ dhe ‘Mekanika e Parasë’ Ivan Pernar është njëri prej politikanëve më interesant në skenën politike kroate. Si deputet në Kuvendin e Republikës së Kroacisë, ai njihet për qëndrimet e tij kontroverse, qoftë për sa i përket politikës së brendshme, po aq edhe asaj të jashtme.

Ai është shfaqur në skenën politike në vitin 2011, si aktivist i ri, organizator i protestave të para në Zagreb, me synim rrëzimin e ish-kryeministres kroate, Jadranka Kosor. Pernar ka lindur në Zagreb dhe ka lidhje familjare me ish-deputetin e Kuvendit Popullor të ish-Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, Ivan Pernar i plagosur me 1928 në Kuvend nga Punisha Raçiq.Në hapat e parë politikë si aktivist i Aksionit të Gjelbër ku ka qenë edhe anëtar ish-partisë së Franjo Tuxhmanit, (HDZ) Bashkësia Demokratike Kroate, nga e cila më pastaj është larguar, ka vjelë përvojat e para politike. Si deputet i legjislaturës aktuale të Saborit (lex: Kuvendit) kroat ka ardhur nga subjekti i tij politik, “Muri i gjallë (Živi zid).

Nga oponentët politikë të tij, sidomos për shkak të formatit që ai përfaqëson, Pernar shpeshherë është cilësuar sa i çmendur po aq edhe kontrovers, e madje edhe dorë e zgjatur e Rusisë. Ai hapur ka treguar se është kundërshtar i madh i politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke qenë se mediet kryesore vendore patën provuar që ta injorojnë, Pernar kishte nuhatur fuqinë e rrjeteve sociale, ku censura gati sa nuk ekziston dhe me një dozë të imponimit të tij, si dhe komunikimit specifik që ka, iu hapën dyert ndaj publikut, duke depërtuar me prezantime edhe në mediet botërore. Është intervistuar nga media të ndryshme evropiane, amerikane e edhe ruse. Ai në një debat televiziv kishte thënë se “Nëse mediet janë të gatshme të bëjnë show e cirkus, unë jam i gatshëm të bëhem kloun”.

Të ngjashme