Dier konfrontohet me një tifoz

Prishtinë | 05 Mar 2020 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Tottenhamit, Eric Dier është përfshirë në një konfrontim me një tifoz, pasi klubi i tij u mposht pas ekzekutimit të penalltive nga Norwich CIty në rrethin e pestë të FA Cupit të Anglisë të mërkurën mbrëma.

Reprezentuesi i Anglisë, i cili shënoi penalltinë e vet, dukej i zhgënjyer me diçka dhe u ngjit pas ndeshjes në tribuna.

Në video është parë Dier duke u konfrontuar me një tifoz të Tottenhamit, para se të ndalej nga sigurimi dhe tifozët tjerë. Ai u largua më pas nga tribunat.

Besohet se në vëllai i Dierit ishte në atë sektor të ulëseve ku incidenti ndodhi dhe Dier mund të dëgjohej duke thënë “ai është vëllai im”.

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho ndonëse ka treguar simpati për Dierin, ka thënë se ai veprim ishte i gabuar.

“Mendoj se Eric ka bërë atë që ne profesionistët nuk kemi të drejtë ta bëjmë, por që çdonjëri nga ne do ta bënte. Kur dikush të fyen ty dhe familja jote është e përfshirë, veçanërisht vëllai yt më i ri, atëherë normal se nuk mund të përmbahesh. Ky personi ka fyer Ericun, vëllai i Ericut nuk ishte i lumtur me situatën e po ashtu as Ericu. Por, ne jemi profesionistë dhe nuk mund ta bëjmë këtë. Por, e përsërisë, ndoshta të gjithë ne do ta bënim. Unë jam me lojtarin dhe e kuptoj lojtarin”, ka thënë Mourinho pas ndeshjes, shkruan agjencia Reuters, transmeton Koha.net.

Nuk është hera e parë që një lojtar përplaset me tifozët e klubit të tij. Granit Xhaka i Arsenalit humbi shiritin e kapitenit pasi shprehu mllefin dhe adresoi të shara në drejtim të tifozëve të klubit, kur u fishkëllye pas zëvendësimit në ndeshjen kundër Crystal Palacet.

Por, veprimet e Dierit janë më serioze dhe mund të qojnë te masa disiplinore.

Të ngjashme