Dijon e Diant Ramaj, vëllezërit kosovarë të Gjermanisë

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Gjermania U-20 pësoi 2:1 nga Danimarka U-20, të enjten në miqësore. Te Gjermania u shqua me paraqitje portieri, që debutoi me këtë grupmoshë.

Bëhet fjalë për Diant Ramaj, supertalentin e portës, që është me prejardhje nga Kosova. Dianti është i lindur në Stuttgart të Gjermanisë. Po lëshon shtat dhe po piqet për portier të nivelit të lartë.

Me shtat, Dianti e ka kaluar vëllanë e madh Dijonin. Dijon Ramaj, po ashtu është futbollist. Është sulmues i krahut të djathtë. Dioni po ashtu është vlerësuar talent i madh i futbollit. Ka luajtur pesë ndeshje për U-17 të Gjermanisë, dhjetë për U-18 të Gjermanisë dhe një për U-19 të Gjermanisë. Ka shënuar një gol për U-17 e dy për U-18.

Dijon Ramaj, 22-vjeçar, së fundi fanellën e Gjermanisë e ka veshur në vitin 2016. Në nivel senior nuk ka shpërthyer ende, por po punon për të shfaqur potencialin.

Aktualisht po luan për Aalenin në kategorinë e katërt gjermane. Dijoni është zhvilluar te Stuttgarti, por nuk depërtoi në ekipin e parë të këtij klubi të njohur.

“Dje kemi nisur kampionatin e ri dhe kemi fituar. Jam paraqitur mirë edhe personalisht. Unë kam luajtur për Stuttgartin, kam pasur kontratë profesionale, por më pas kisha probleme me një trajner dhe më është dashur të ndërroj ekip. Te Stuttgarti kam ushtruar me ekipin e parë dhe kam luajtur me ekipin e dytë. Por ndërkohë trajneri u ndërrua. Unë kisha pagë të lartë dhe ai mendoi që është më mirë të më largonte dhe me ato para të blinte lojtarë që i pëlqenin atij”, ka thënë Dijon Ramaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme