Dikur fans i Rooneyt, e tani ia zë vendin (Foto)

Prishtinë | 22 Maj 2017 | 15:11 | Nga

Tinejxheri i Manchester United, Angel Gomes, debutoi dje në fitoren e Manchester United ndaj Crystal Palace me rezultat 2:0, në moshën e njomë 16 vjeçare.

Gomez e zëvendësoi kapitenin e djajve të kuq Wayne Rooneyn, në minutën e 88-ë.

Pas ndeshjes, i riu publikoi një fotografi që e kishte bërë përkrah Rooneyt, para 10 vjetësh.

“Është një ëndërr e bërë realitet! Kam qenë këtu që nga mosha 6 vjet dhe kam punuar që të mbërrij këtu, është ajo për të cilën të gjithë ëndërrojnë”, tha Gomes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme