Dortmund kërkon shumë para për Dembelen

Prishtinë | 09 Gus 2017 | 09:03 | Nga

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur misionin që ta transferojnë yllin e ri francez, Ousmane Dembele nga Borussia Dortmund.

Dembele shihet si paraardhës i Neymarit, i cili u transferua te PSG për 222 milionë euro.

Por, transferimi i francezit në “Camp Nou” mund të dështoj pasi Borussia Dortmund po kërkon 150 milionë euro për lojtarin.

Megjithatë, drejtuesit e Barcelonës pritet që të bisedojnë me drejtuesit e Dortmundit, dhe do të mundohen që të gjejnë një marrëveshje për transferimin e Dembeles në “Camp Nou”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme