Dortmundi nuk e shet Sanchon në janar

Prishtinë | 23 Dhj 2019 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Ylli anglez është bërë objektiv i klubeve të Premierligës, por nuk do të lëvizë nga Gjermania deri në verë

Borussia Dortmundi nuk do ta lë Jadon Sanchon të largohet gjatë janarit.

Ylli anglez po kërkohet me të madhe nga klubet e Premierligës, të cilat e duan për pjesën e dytë të sezonit.

Mirëpo, mediumi i madh gjerman “Bild” shkruan se mesfushori ofanziv do të qëndrojë në Gjermani së paku deri në verë.

Interesim për përfaqësuesin anglez kanë shfaqur Manchester United, Manchester City, Liverpooli e Chelsea.

Sancho ka kontribuuar me 9 gola dhe 9 asistime me Dortmundin në Bundesligë këtë sezon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme