Drejtori i Premierë Ligës konfirmon se shitja e Newcastle është në rrugën e duhur

Prishtinë | 14 Qer 2020 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

Blerja e klubit Newcastle United nga një grup i mbështetur nga familja mbretërore e Arabisë Suadite thuhet se mbetet në rrugën e duhur.

Gjatë ditëve të fundit është raportuar se blerja e Laraskave nga arabët ka hasur në vështirësi dhe ka rezistencë nga tifozët dhe disa televizione.

Megjithatë, një gjë e tillë nuk është duke ndodhur, pasi klubi anglez shumë shpejt pritet të ndryshoj pronësinë, transmeton Telegrafi.

Sipas mediumit Evening Chronicle, drejtori i Ligës Premier, Bill Bush iu ka thënë tifozëve të Newcastle u se blerja e klubit nga investitorët e Lindjes së Mesme nuk është bllokuar.

Bush ishte i pranishëm në një takim të Ligës Premier, të organizuar nga Shoqata e Tifozëve të Futbollit, ku bëri të ditur këtë lajm dhe iu dha besim tifozëve të Newcastle.

Me Amanda Staveley, vëllezërit Reuben dhe Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite në pritje të rezultatit, tifozëve u është thënë se procesi mbetet në proces dhe në rrugën e duhur.

Të ngjashme