Drita fillon mobilizimin për Champions

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 16:10 | Nga

Drita do ta përfaqësojë Kosovën në garat para-kualifikuese të Ligës së Kampionëve. Gjilanasit të dielën mbrëma festuan titullin e kampionit të Kosovës, të dytin në historinë e tyre, duke kthyer këtë trofe pas 15-të vitesh në Gjilan. Skuadra e Dritës tashmë është duke menduar për paraqitjet nëarenën ndërkombëtare.

Trajneri i bardhekaltërve, Bekim Isufi mendon se skuadrës së tij i duhen disa përforcime në mënyrë që të ketë paraqitje dinjitoze në elitën e futbollit evropian, por sipas tij, edhe për edicionin e ri në Kosovë. Isufi në një prononcim për RTKLive, ka thënë se brenda pak ditësh, do të vendoset për përforcimet e mundshme të kësaj vere.

“Brenda dy ose tri ditëve do të ulem me kryesinë e klubit, ku edhe do të bisedohet për përforcimet e mundshme. Sigurisht se kemi nevoje për disa përforcime, por bashkë më kryesinë, do të vendosim për këtë çështje”, ka thënë Isufi.

“Na duhen përforcime për Champions, por edhe për kampionatin e ardhshëm. Do ta shohim tregun sesi do të rrjedhin gjerat”, ka theksuar tekniku gjilanas. Isufi nuk e ka përjashtuar mundësinë që përforcime të ketë edhe nga jashtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme