Drita fiton mes shumë vështirësive dhe polemikave ndaj Vushtrrisë

Prishtinë | 21 Shk 2020 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Drita ka arritur të marrë një fitore të madhe 3-2 në udhëtim te Vushtrria në ndeshjen e parë të vlefshme për javën e 19-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Klubi gjilanas ka vazhduar me fitore në kampionat, ku pas derbit të fituar ndaj Gjilanit, ka mposhtur edhe Vushtrrinë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të hapur nga të dyja skuadrat, shumë raste, por edhe gola dhe polemika.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 18-të dhe ishte Izair Emini, i cili shënuar me kokë për 0-1 pas harkimit të Ilir Blakqorit.

Vendasit arritën të kthehen në lojë në minutën e 31-të me anë të sulmuesit Drilon Fazliu, i cili devijoi një top për barazimin 1-1.

Ky gol e zgjodhi përsëri Dritën, e cila arriti të rikthej epërsinë në minutën e 35-të duke shënuar për 1-2 me anë të Erjon Vucajt, falë edhe një gabimi të portierit.

Vushtrria e gjeti golin e barazimit në minutën e 40-të nga një goditje e hatashme dënimi nga Fazliu, por goli iu anulua nga gjyqtari Genc Nuza dhe kjo krijoi tension tek vendasit.

Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë e hapur dhe me raste nga të dyja skuadrat, ndërsa nuk munguan as golat.

“Forca” ishte e para që gjeti golin në minutën e 61-të duke barazuar 2-2 me anë të Bler Istrefit, por Drita riktheu epërsinë 2-3 me anë të Kastriot Rexhës (71’).

Deri në fund të ndeshjes pati edhe shumë raste tjera nga të dyja skuadrat, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat dhe Drita fitoi në fund me rezultat 3-2.

Pas kësaj fitore, gjilanasit kalojnë përkohësisht në pozitën e parë me 37 pikë, po aq sa ka Ballkani i dyti me një ndeshje më pak, ndërsa Vushtrria zë vendin e 11-të me 15 pikë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme