Drita me vështirësi fiton ndaj Drenicës

Prishtinë | 01 Tet 2022 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Drita ka shënuar fitore ndaj Drenicës, me rezultat 2-1, në kuadër të javës së nëntë në Superligën e Kosovës.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me Blend Baftiun, qysh në minutën e 5′, derisa pak para se të përfundonte pjesa e parë, Drenica e barazoi rezultatin me Koxyn.

Në pjesën e dytë,  Drita kaloi edhe njëherë në epërsi me Ardit Tahirin, në minutën e 87, i cili ishte edhe goli i fitores.

Drita pas fitores mbetet në vendin e parë me 21 pikë, pas nëntë ndeshjeve.

Të ngjashme