Dumoshi dhe Haziri vizitojnë stadiumin e qytetit të Gjilanit

Gjilan | 02 Kor 2020 | 12:02 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, së bashku me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, kanë vizituar stadiumin e Gjilanit, për të parë nga afër punimet për rregullimin infrastrukturor, raporton Ekonomia Online.

Ministrja Dumoshi, tha se do të vazhdojnë investimet nëpër stadiume, teksa shtoi se prioritet i tyre është rregullimi i infrastrukturës sportive.

“Ne si ministri do të vazhdojmë investimet, prioritet e kemi infrastrukturën sportive ku prioritet do ta kemi ndërtimin e sallave në qytet dhe në Zhegër dhe investimi në këtë stadium kap vlerën e mbi 1 milion eurove”.

“Punëkryesi është duke punuar sipas dinamikës së paraparë, për neve është nder i madh që së bashku me FFK-në që jemi së bashku në hartimin e çfarëdo plani që e kemi përpara”, tha ajo.

Drejtori i Departamentit të Sportit në MKRS, Iber Alaj, thotë se është kënaqësi investimi i këtij dikasteri në Gjilan.

“Sot jemi në stadiumin e qytetit në Gjilan për të parë ecurinë e punimeve lidhur me projektin që është i kategorisë së katër sipas rregullores së UEFA-s, pasi që ka marrë miratimin nga MKRS-ja për disa ndryshime që janë kërkuar dhe pasi që ne i kemi premtuar projekte të tilla, atëherë kur të përfundojnë të gjitha këto, do të dërgohet për vlerësim në UEFA së bashku me FFK-në”.

“Shpresojmë që ky projekt të pranohet nga UEFA, në mënyrë që klubet e Gjilanit të zhvillojnë aktivitetet e tyre por edhe Përfaqësuesja e Kosovës mund të zhvillojë ndeshje miqësore apo edhe kualifikuese”, tha ai.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se stadiumi i qytetit është prioritet i lartë i Komunës, raporton EO.

“Sot po e inaugurojmë stadiumin ndihmës të Gjilanit por që stadiumi kryesor i qytetit është në fazën e investimeve totale, siç janë ato infrastrukturore”.

“Stadiumi i qytetit është prioritet i lartë i Komunës dhe falënderoj ministren që ky konfirmim të shkojë standardizimit të plotë në gara ndërkombëtare”, tha ai.

Fillimisht Dumoshi është takuar me Hazirin në zyrën e këtij të fundit. Të dy m ë pas do të vendosin gurthemelin e stadiumit ndihmës në lagjen “Arbëria” në këtë qytet.

Të ngjashme