Dy klube pas Shaqirit, njëri nga Serie A

Prishtinë | 02 Tet 2020 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Dy klube raportohet se kanë shprehur interesim për Xherdan Shaqirin, me njërin prej tyre që është nga Serie A.

Gazetari i afërt me klubin e Liverpoolit, James Pearce, ka raportuar se dy klube kanë hapur negociatat me klubin anglez për transferimin e 28 vjeçarit, transmeton KOHA.

Mbrëmë Jurgen Kloppi kishte marrë vendim që të mos e përfshijë fare në skuadër Xherdan Shaqirin për sfidën ndaj Arsenalit në Carabao Cup.

Për një gjë të tillë Kloppi ka folur edhe mbrëmë në një deklaratë për Sky Sports.

“Disa nuk ishin përfshirë. Kjo është periudha e vitit kur disa gjëra ndodhin në prapaskenë dhe duhet të reagosh, kjo është ajo çfarë kemi bërë”, ka thënë Klopp.

Ende nuk janë specifikuar klubet që kanë shprehur interesim për Shaqirin.

Liverpooli shpreson që të arkëtojë 22 milionë euro për Shaqirin, të cilin e kishte blerë nga Stoke City dy vjet më parë për 14 milionë euro.

Gjatë kësaj periudhe Shaqiri është përballur me lëndime të shumta, derisa ka vetëm 42 paraqitje për klubin nga Anfield Road.

Megjithatë, tifozët e Liverpoolit do ta kujtojnë për disa nga momentet më interesante, përfshirë golat kundër Evertonit, Unitedit, si dhe përfshirjen e tij në përmbysjen e Barcelonës në Camp Nou, kur kishte bërë një asistim në fitoren prej 4 me 0.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme