Dy oficerë policie plagosen pas kualifikimit të Anglisë në gjysmëfinalen e Europianit

Prishtinë | 04 Kor 2021 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Përplasje, dhunë e arrestime. Kjo ka qenë panorama në sheshin Leicester në Londër, pas fitores 4-0 ndaj Ukrainës dhe kualifikimit të Anglisë në gjysmë finale të Euro 2020.

Policia e Scotland Yard doli në qytet për të shpërndarë të rinjtë, që pas përfundimit të ndeshjes vijonin të festonin me pije në duar, në rrugët e Londrës.

Disa tifozë u arrestuan për sjellje të pahijshme, sulm ndaj oficerëve të policisë apo prishje të qetësisë publike, ndërsa 2 oficerë policie kanë mbetur të plagosur.

Përleshjet mes tifozëve dhe policisë vijuan për orë të tëra, deri në shpërndarjen e tyre.

Klubet e natës në Londër shprehën shqetësimin e tyre pasi për shkak të rregullave, londinezët nuk arritën të ndjekin live ndeshjen Angli-Ukrainë, duke u shkaktuar atyre humbje brenda ditës në 5 milionë paund, nga moskonsumimi i birrës në 90 minuta lojë.

Të ngjashme