Dybala mendon ta përfundojë karrierën në Juventus

Prishtinë | 15 Pri 2020 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Juventusi dhe Paulo Dybala raportohet se janë në negociata për rinovimin e kontratës së argjentinasit, e cila aktualisht është e vlefshme deri në qershor të vitit 2022, për t’u siguruar kështu që futbollisti ta mbyllë karrierën e tij në Allianz Stadium.

Sulmuesi Paulo Dybala iu bashkua Juventusi nga Palermo në një transferim të para pesë vjetëve për 40 milionë euro. Verën e kaluar, argjentinasi kishte qenë shumë afër largimit nga Juventusit, pas interesimit nga Manchester Unitedi dhe Tottenhami, transmeton Gazet Express.

Klubet angleze bënë oferta për 26-vjeçarin, mirëpo ai mbeti në Juventusi për ta bindur trajnerin Maurizio Sarri me paraqitjet e tij për bardhezinjtë, gjë që e ka arritur me shtatë golat dhe nëntë asistent e tij në 24 ndeshjet e Serisë A.

Tani, gazeta italiane Tuttosport raporton se Dybala dhe Juventusi janë duke punuar në një ide të përbashkët për rinovimin e kontratës aktuale të futbollistit, me ofertë për pagë prej 7 milionë eurosh në vit fillimisht me rritje me kalimin e viteve.

Ky projekt synon ta sigurojë edhe klubin e edhe futbollistin që bashkëpunimi mes tyre do të zgjasë deri në fund të karrierës së futbollistit, në mënyrë që Dybala të pensionohet në Allianz.

Gazeta italiane shton se përfaqësuesit e futbollistit kanë qenë duke punuar në këtë propozim së bashkë me përfaqësuesit e klubit që një kohë dhe se edhe në këtë kontratë të re do të ketë bonuse të zakonshme, për ta shpërblyer futbollistin në bazë të arritjeve të tij në Torino. 

Të ngjashme