Dzeko arrin marrëveshje me skuadrën nga Premierliga

Prishtinë | 06 Pri 2019 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Edin Dzeko ka arritur marrëveshje me West Ham United njoftojnë mediet italiane.

Kontrata aktuale e 33 vjeçarit me Romën përfundon në qershor të vitit 2020, dhe skuadra italiane duket se nuk e ka ndërmend ta vazhdojë atë.

Sipas gazetës ‘Il Tempo’, sulmuesi nga Bosnja ka arritur marrëveshje personale me West Ham United, përcjell ‘lajmi.net’.

Por, problemi mund të shfaqet te Roma, që po kërkon së paku 20 milionë euro për shërbimet e 33 vjeçarit.

Dzeko te Roma është transferuar në vitin 2015 nga Manchester City, me të cilën skuadër ka fituar edhe një titull të Premierligës.

Të ngjashme