“E dija se një ditë do të luaja përkrah Lionel Messit”

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 16:54 | Nga

Ousmane Dembele është optimist përkundër faktit se është duke përjetuar një fillim të vështirë të karrierës në fanellën e Barcelonës, si dhe ka zbuluar se gjithmonë ka besuar se një ditë do të luante me Lionel Messin.

Sulmuesi i bëri presion të madh Borussia Dortmundit ta mundësonte transferimin e tij në klubin katalan, megjithatë pas mbërritjes në “Camp Nou” ai pësoi një lëndim dhe tani dalëngadalë është duke u adaptuar në stilin e lojës së Ernesto Valverdes, transmeton Express.

“U përqendrova për t’u qetësuar. Mendoja se më mirë që pësova lëndim në fillim të sezonit sesa të pësoja në vonë kur luhet ndeshjet e rëndësishme”, ka thënë Dembele.

“Kam luftuar fort për të qenë këtu ku jam dhe e dija se do të luaja me Messin një ditë”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme