E konfirmon trajneri i Francës: Mbrojtësi francez transferohet te Real Madridi

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps, ka konfirmuar se Ferland Mendy do t’i bashkohet Real Madridit gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.


Edhe pse nga ana e Real Madridit dhe Lyonit nuk ka ndonjë konfirmim ende, trajneri i Francës e bëri konfirmimin sot.

Deschamps mbajti një konferencë për shtyp para ndeshjes që Franca e zhvillon ndaj Andorrës nesër(e martë). Gjatë kësaj konference ai foli edhe mbrojtësin e Lyonit dhe Francës, ku zbuloi edhe të ardhmen e tij.

“Dy vite më parë ky lojtar ishte në ligën e dytë franceze, ndërsa pas pak ditëve do të luajë në Real Madrid. Ai mund të luaj në të dy krahet e mbrojtjes dhe progresi i tij në karrierë ka qenë i jashtëzakonshëm” – ka deklaruar trajner i Frances, Didier Deschamps.

Vlera e transferimit të 24 vjeçarit është 50 milionë euro.

Të ngjashme