E konfirmon trajneri i Werder Bremenit: Milot Rashica është gati për sonte

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt, ka konfirmuar se të gjithë futbollistët që ishin të ftuar për ndeshjen e fundit, do jenë edhe sonte.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 29’të në Bundesligë, Werder Bremeni kishte shënuar fitore në udhëtim te Schalke me rezultatin 0-1.

Në këtë ndeshje lëndim kishte pësuar Milot Rashica, i cili ishte detyruar që të zëvendësohet në minutën e 58’të.

Por, trajneri Floran Kohfeldt ka konfirmuar se ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sontme që Werder Bremeni e zhvillon ndaj Eintracht Frankfurtit.

Gjithashtu, edhe Leonardo Bittencourt do të jetë gati, teksa ende i lënduar mbetet Nuri Sahin. 

Të ngjashme