Edhe tifozët e Drenicës do të jenë të pranishëm në “Fadil Vokrri”

Prishtinë | 14 Kor 2022 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Edhe tifozët e Drenicës do ta përkrahin sot skuadrën e Llapit në ndeshjen që podujevasit do ta luajnë ndaj Buducnost në kuadër të Conference League.

Skuadra e Tahir Batatinës pësoi 2-0 në ndeshjen e parë dhe i duhet shumë përkrahje që të kthehet rezultati në ndeshjen kthyese, transmeton lajmi.net.

Tifo-grupe shqiptare janë organizuar me të vetmin qëllim që brohoritjet për fituesin e Kupës së Kosovës të mos mungojnë.

Ndeshja do të fillojë në orën 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe do të jetë vetëm me tifozë shqiptarë.

Të ngjashme