Elanga mund të largohet nga Manchesteri në formë huazimi

Prishtinë | 27 Gus 2022 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Manchester United është i përgatitur të lejojë Anthony Elangan të largohet në formë huazimi nëse fillimisht transferojnë Antonyn nga Ajaxi.

20-vjeçari është paraqitur në të tri ndeshjet e zhvilluara deri më tani në Premierligë, teksa ishte titullar në fitoren ndaj Lieverpoolit – transmeton Gazeta Express.

Pavarësisht paraqitjes në çdo ndeshje këtë sezon, Elanga duket se nuk preferohet nga trajneri para Marcus Rashfordit, Jadon Sanchos e Anthony Martialit, teksa minutat për të mund të kufizohen edhe më shumë, nëse klubi anglez e kompleton transferimin e Antonyt.

Dhe, sipas “The Sun”, “Djajtë e Kuq” janë të hapur të lejojnë Elanga të largohet në formë huazimi, teksa për të interesim raportohet se ka shprehur një klub anglez.

Reprezentuesi i Suedisië mund të kalojë në huazim te Evertoni, pasi klubi nga qyteti i Liverpoolit po kërkon që ende të përforcohet për këtë sezon. 

Të ngjashme