Emery: Kualifikimi në Ligën e Kampionëve tani është më i vështirë

Prishtinë | 14 Jan 2019 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Unai Emery e ka pranuar se kualifikimi i Arsenalit për në Ligën e Kampionëve do të jetë më i vështirë për Arsenalin pas humbjes 1-0 nga West Hami.

Topçinjtë momentalisht është në pozitën e pestë me 41 pikë, aq sa ka edhe Manchester United.

“Tani është më e vështirë, është e qartë”, tha spanjolli.

“Mendoj se gjëja më e rëndësishme për ne është kthimi i vetëbesimit”.

“Mundësi jonë është që të qëndrojmë afër tyre, mirëpo këto rezultate po e bëjnë më të vështirë këtë gjë”.

Arsenali në javën e ardhshme e pret Chelsea, që është në pozitën e katërt me 47 pikë, dhe me rast fitoreje do t’i afrohej në 3 pikë diferencë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme