Ende asnjë ofertë nga Real Madridi për Rodrigon

Prishtinë | 22 Gus 2018 | 10:06 | Nga

Përpjekjet e Real Madridit për ta transferuar sulmuesin Rodrigo nga Valencia kanë hasur në pengesa, sipas të përditshmes spanjolle “Marca”.

Valencia është e gatshme ta shesë përfaqësuesin spanjoll, pasi tashmë ka nënshkruar me dy sulmues, Kevin Gameiron dhe Michy Batshuayin, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Valencia këmbëngul që Reali ta paguajë klauzolën e lirimit të lojtarit, që kap shifrën 120 milionë euro.

Madridi, ndërkohë, nuk është i interesuar të shpenzojë aq shumë në vetëm një lojtar, edhe pse mund të tentojë ta rrëmbejë atë nëse ulet çmimi i tij para mbylljes së afatit kalimtar.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme