Enrique mund të emërohet trajner te Arsenali

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Ish-seleksionuesi i Spanjës, Luis Enrique ka gjasa të mëdha të marrë drejtimin e skuadrës së Arsenalit, kanë njoftuar të hënën mediumet angleze.

Mësohet se Enrique shihet si kandidat ideal për të zëvendësuar Unai Emeryn në krye të Arsenalit pas rezultateve të dobëta ndeshjet e fundit.

Mësohet se drejtuesit e Arsenalit tashmë e kanë kontaktuar Enriquen, i cili është i gatshëm t’i kthehet punës pas një pushimi prej disa muajve, transmeton Koha Ditore.

Enrique më herët ka drejtuar edhe skuadrat si Barcelona, Celta Vigo e Roma.

Emery është në krye të Arsenalit prej vitit të shkuar kur në këtë post zëvendësoi Arsene Wengerin.

Të ngjashme