“Është një ëndërr që u prish” De Ligt beson se Ajaxi nuk e meritonte eliminimin nga Liga e Kampionëve

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Kapiteni i Ajaxit, Matthijs de Ligt ndihet i trishtuar pas eliminimit në fund të ndeshjes nga Tottenham Hotspur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.  

Ajaxi ishte duke udhëhequr 2-0 në pjesën e parë ndaj Tottenhamit, por në pjesën e dytë gjithçka u përmbys, me dy gola të shpejt nga Lucas Moura dhe një tjetër në minutat shtesë.

Kjo humbje në minutat shtesë ka thyer zemrat e lojtarëve të Ajaxit, të cilët dhuruan emocione në çdo ndeshje të kësaj gare dhe njëri nga ta është kapiteni de Ligt.

“Kur e shihni gjithë lojën, e shihni se ne nuk e merituam të eliminohemi. Ne dhamë gjithçka në pjesën e parë, por jemi jashtë gjithsesi. Është e pabesueshme”, ka thënë fillimisht De Ligt për Veronica.

“Është një ëndërr që u prish. Do të kisha dashur të luaja finalen, por nuk po ndodh”.

Dëshpërimi i lojtarëve të Ajaxit pas eliminimit (Foto: B/R Twitter)

“Ne u rrëqethem nga mënyra se tifozët tanë brohorisnin për ne pas përfundimit të ndeshjes. Është e vështirë të thuhet tani, por ne duhet të ecim përpara”.

“Ende duhet të luajmë dy ndeshje për të fituar titullin [në Holandë]. Kjo është më e rëndësishmja tani”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme