Etrit Berisha rikthehet në Serinë A, kalon testet mjekësore me Torinon

Prishtinë | 01 Kor 2021 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Etrit Berisha, kapiteni i kombëtares kuqezi do të luajë sezonin e ardhshëm në Serinë A. Portieri shqiptar ka arritur akordin për të luajtur me Torinon në elitën e futbollit Italian duke u larguar kështu nga Spal pas dy sezonesh, ku një vit qëndroi edhe në Serinë B.

32-vjeçari premiohet kështu sërish për formën dhe vlerat që ka treguar në Serinë B por edhe me kombëtaren kuqezi dhe sot gardiani ishte në stadiumin olimpik të Torinos për vizitat mjekësore rutinë dhe më pas për firmën me granatat.

Etrit Berisha do të jetë portieri i Torinos deri në sezonin 2023, për dy vitet e ardhshme dhe do të luajë vendin e titullarit me Milinkoviç-Saviç dhe Sirigu por ky i fundit është drejt largimit.

Berisha është zgjedhur pikërisht për eksperiencën që ka mbi supe dhe pritet të jetë portieri i parë teksa është edhe blerja e parë e presidentit Cairo për sezonin e ri.

Torino është klub që prej kohësh ka patur lojtarë shqiptarë në përbërje, po të kujtojmë Migjen Bashën, Arlind Ajetin, Samir Ujkani, sot në përbërje ka edhe Mërgim Vojvodën e tashmë do të luajë në krah të Berishës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme