Evertoni interesohet për Silvan

Prishtinë | 09 Jan 2018 | 14:46 | Nga

Krerët e ekipit nga Premier League, Everton, kanë shprehur interesim për sulmuesin e Milanit, portugezin Andre Silva.

Mediumet angleze kanë raportuar se Evertoni është i gatshëm t’i paguajë Milanit dëmshpërblim deri në 40 milionë euro për transferimin e Silvas gjatë këtij muaji, shkruan Koha Ditore.

22-vjeçari para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Milanit nga Porto për 38 milionë euro, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij.

Nuk ka shënuar asnjë gol në Serie A në 12 paraqitje, kurse në garat e tjera ka tetë gola në 23 ndeshje. Silva me Milanin ka kontratë deri në vitin 2022, kurse te Evertoni shihet si përforcim ideal për repartin e sulmit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme