Evra zbulon si i qortoi Ferguson, pasi lojtarët nuk dhanë autografe

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Patrice Evra ka zbuluar detaje interesante nga koha kur ai luante nën urdhrat e Alex Ferguson.

Sir Alex Ferguson mbetet si një nga trajnerët më të mirë në historinë e futbollit, por Evra ka zbuluar edhe qëndrimet e trajnerit jashtë fushës së blertë.

Mbrojtësi francez ka treguar për një rast kur lojtarët e United nuk dhanë autografe për tifozët që ishin në rrugë, dhe kjo e kishte nervozuar shumë trajnerin skocez.

“Kur ne ishim në autobus, ai bërtiti me të madhe: “Çfarë mendoni seë është kjo? Ata janë njerëz që paguajnë pagat e juaja, njerëz që vijnë këtu për t’iu parë juve”, ka zbuluar Evra.

“Tani, dilni në rrugë dhe nënshkruani”, iu kishte thënë Fergie lojtarëve të tij, tregon mbrojtësi francez.

Evra kaloi vitet më të mira në karrierën e tij me fanellën e Manchester United, pikërisht nën urdhrat e Sir Alex Ferguson./ln

Të ngjashme