FBK-ja organizon ndeshjet me një refer mangu

Prishtinë | 16 Jan 2020 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Referët kosovarë kanë bojkotuar edhe ndeshjet e xhiros së 20-të të Superligës në basketboll. Por, ndryshe nga xhiroja e kaluar, kur Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) arriti të siguronte gjashtë referë të huaj, nga tre për ndeshje, siç parashohin rregulloret e FIBA-s, në dy ndeshjet e zhvilluara të mërkurën ishin nga dy referë të huaj për ndeshje.

Kjo, pasi FBK-ja nuk arriti të siguronte mjaftueshëm referë, meqë nga vendet prej nga vijnë ata kanë nisur kampionatet dhe nuk janë të lirë. Referët vendorë ka kohë që kanë paralajmëruar Federatën se nuk do të ndajnë drejtësi në vitin 2020 pa ua shlyer borxhet e vitit të shkuar, shkruan Koha Ditore.

Federata ua ka borxh pagesat e muajve nëntor e dhjetor pasi, sipas saj, është gjetur në vështirësi financiare, pjesërisht edhe për shkak të mospagesës që duhej të merrte nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit bazuar në Memorandumin e Bashkëpunimit.

Referët vendorë ngulin këmbë që Federata t’ua shlyejë tërësisht borxhin e vitit të shkuar dhe të marrë obligim që pagesat e tjera t’ua bëjë në fillim të çdo muaji.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme