FBK më 8 Mars e zyrtarizoi nominimin e Linda Shalës për Kryetare të KOK-ut

Prishtinë | 08 Mar 2021 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) sot më 8 Mars e ka zyrtarizuar nominimin e nënkryetares së Bordit të FBK-së, Linda Shala, për Kryetare të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).

Me këtë nominim Federata e Basketbollit të Kosovës e fillon fushatën e FBK- së për 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas në kuadër të FIBA Europe Girls Program, njëherësh kampanjës “Her World, Her Rules”.

Kjo fushatë synon që t’i motivojë vajzat për t’u marrë me basketboll dhe ndërgjegjësojë opinionin për të përkrahur sportin e vajzave në përgjithësi dhe fuqizimin e gruas në veçanti.

Sipas FBK-së, veprim konkret është një grua për Kryetare të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Të ngjashme