Fernandez mund të largohet nga Milani

Prishtinë | 30 Dhj 2019 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Suso Fernandez mund të largohet nga Milani gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mediat në Itali shkruajnë se ardhja e Ibrahimoviqit te Milanit, pritet do të ndryshojë edhe skenmën e lojës, në të cilën mund të mos ketë vend për mesfushorin nga Spanja.

Raportohet se klubi italian është i gatshëm të shesë Suson për 25 milionë euro, transmeton KTV.

Napoli dhe Sevilla, janë dy klubet të cilët kanë shprehur interesim për 26 vjecarin, i cili ka kontratë me Milanin deri në vitin 2022.

Suso ka shënuar vetëm një gol në 15 ndeshje të këtij sezoni, duke qenë larg formës që pati në edicionin e kaluar.

Të ngjashme