Feronikeli sqarohet për çmimet e biletave të ndeshjes me Milanon

Prishtinë | 09 Kor 2019 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Kampioni i Kosovës Feronikeli, me datë 10 gusht do të zhvilloj një takim miqësor me gjigandin italian dhe evropian të futbollit, A.C Milan.

Ndeshja do të luhet në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në ndërkohë janë publikuar edhe çmimet e biletave për këtë takim, që shkojnë deri në 155 euro.

Reagime të mëdha ka pasur nga tifozët dhe sportdashësit që e kanë kritikuar Feronikelin për çmimet.

Ndërsa skuadra e “Tigrave të zi”, e kanë arsyetuar këtë vendim të organizatorit, duke theksuar se organizimi kërkon angazhim dhe mund në mënyrë që jetë një ngjarje për të u mbajtur në mend.

Tutje në reagimin e Nikeli thuhet se në Kosovë po zbarkon shtatë herë fituesin e Champions.

Reagimi i plotë i Feronikelit:

Më 10 gusht, në Prishtinë do të zhvillohet ndeshja miqësore mes skuadrës kampione të Kosovës, Feronikelit dhe gjigantit nga Italia, Milan.

Ashtu siç kemi njoftuar, biletat kanë dalë në shitje që nga e hëna dhe blihen vetëm me mënyrën online.

Kemi marrë disa mesazhe se çmimi i biletave është i lartë e po ashtu ka pasur edhe disa reagime që na shtynë drejt këtij sqarimi, por ne si klub, për fat të keq nuk mund të bëjmë asgjë në këtë drejtim.

Kompania organizuese e këtij eventi të madh futbollistik, AS Events, ka të drejtën ekskluzive të shitjes së biletave dhe si e tillë, çmimet dhe vendosjen e tyre në bazë të ulësve e cakton vetëm ajo.

Nuk duhet harruar që nuk kemi të bëjmë me një skuadër amatore, por me shtatë herë fituesin e UEFA Champions League.

Është ndeshje historike për Kosovën dhe që asnjëherë më parë nuk ka zbarkuar skuadër më e madhe se Milan në “Fadil Vokrri”, sidomos për takime miqësore.

Prandaj, organizimi i kësaj super miqësoreje kërkon angazhim të jashtëzakonshëm dhe i është besuar kompanisë së lartëpërmendur. Ne si klub mund të kërkojmë vetëm mirëkuptim nga ata që nuk mund të sigurojnë një biletë për të parë ndeshjen nga afër.

Të ngjashme