Feronikeli – Trepça ’89, formacionet zyrtare të ‘derbit të mbijetesës’

Prishtinë | 05 Maj 2021 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Feronikeli dhe Trepça ’89 kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Superligën e Kosovës.

Dy ish-skuadrat kampione të Kosovës në vitet e fundit do të ndeshen mes vete në stadiumin “Rexhep Rexhepi” nga ora 15:00 në një ndeshje ‘mbijetese’ pasi gjenden në pjesën e fundit të tabelës.

Vendasit e Niklit vijnë nga një seri negative dhe pas shkarkimit të trajnerit Klodian Duro synojnë t’i kthehen fitoreve dhe ta ‘fusin’ 89-shin poshtë tyre në renditjen tabelore.

Në anën tjetër, ekipi i Shpëtim Idrizit gjithashtu është në një seri të tmerrshme me tri humbje dhe një barazim në katër ndeshjet e fundit, teksa synon rezultat pozitiv nga ky udhëtim.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Feronikeli: Smakiqi; Islami, Lladrovci, Thaqi, Hoxha; Malaj, Dabiqaj, Bojku; Maliqi, Simonovski, Hoti;

Trepça ’89: Tofiloski; Pllana, Mashau, Berisha, Ard.Muja; Jashari, Nene; Memaj, Arb.Muja, Shala; Chivaviro;

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme