FFK-ja jep detaje rreth miqësores me Suedinë, sfiduese grumbullimi i lojtarëve

Prishtinë | 10 Dhj 2019 | 11:28 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Federata e Futbollit të Kosovës, përmes një konference për medie ka njoftuar se Kombëtarja e Kosovës më 12 janar do të zhvillojë ndeshje miqësore me Suedinë, raporton Ekonomia Online.

Kjo ndeshje miqësore do të zhvillohet në Doha të Katarit.

Menaxher i përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala tha se Federata ka organizuar ndeshje të tilla që t’i jepet mundësia edhe lojtarëve të tjerë përveç atyre kryesorë.

“Federata ka tentuar të organizojë ndeshje të tilla ku i jepet rast edhe lojtarëve të tjerë përveç atyre lojtarëve kryesore. Ndeshja e Suedisë mbahet në vazhdën për t’i dhënë më shumë kohë shtabit teknik dhe lojtarëve. Është ndeshje që zhvillohet kashtë kalendari të UEFA-s dhe shumica e lojtarëve do të kenë angazhime me klubet e tyre dhe nuk mund të gjejnë kohë për ndeshjen në janar. Trajnerët do të jenë në kontakt me ta pasi të definohet lista”, tha ai.

Ai tha se para kësaj ndeshje në Katar do të realizojnë katër stërvitje.

Ndërsa tha se po punojnë që të realizojnë edhe një miqësore tjetër më 16 janar.

“Do të kemi 4 stërvitje, për shkak të kushteve klimatike është shumë vështirë të punohet këtu sepse stërvitjet do të zhvillohen në Katar. Ka kontakte për të zhvilluar edhe një ndeshje miqësore , po nëse zhvillohet ndeshja tjetër do të jetë me 16 janar po njëherë e konfirmuar është vetëm ndeshja me Suedinë, shtoi Shala.

Muharrem Sahiti, ndihmës trajner i Kosovës tha se kjo miqësore është në një kohë të papërshtatshme, por që nuk e kanë luksin të refuzojnë.

“Kemi organizuar këtë ndeshje dhe do të jetë shumë e mirëseardhur edhe pse është një kohë e papërshtatshme se disa janë në pushime por nuk kemi mundur me e refuzua këtë ndeshje. Tash jemi duke punuar rreth grumbullimit se cilët lojtarë do të na bashkohen. E para nuk është datë e UEFA dhe vështirë është të grumbullohen lojtarët e grupit A por jemi duke bisedua me disa lojtarë që i kemi në shtetet skandinave dhe këto ditë po presim se cili lojtar do të na bashkohet nga jashtë”, tha ai.

Ai tha se do ta kenë të vështirë grumbullimin e të gjithë lojtarëve pasi që janë të angazhuar në ligat e tyre.

“Ne kemi vëzhguar edhe Superligën e Kosovës dhe kemi thënë gjithmonë që kombëtarja i ka dyert e hapura për të gjithë futbollistët. Kontaktet i kemi edhe me Herolind Shalën që të shohim ku është pas lëndimit. Zyrtare do të jetë nga 8 janari në Katar dhe do ta shohim mundësinë a mund ti ftojmë lojtarët. Çdo ndeshje miqësore është e rëndësishme dhe gjithmonë përvoja përfitohet kur ke eksperienca me skuadra të forta”, tha ndihmës trajneri Sahiti.

Të ngjashme