FFK-ja prezanton fanellën speciale për ndeshjen kundër Çekisë

Prishtinë | 01 Nën 2019 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbolli e Kosovës ka prezantuar fanellën me të cilën përfaqësuesja do të paraqitet në ndeshjen ndaj Republikës së Çekisë.

“Kjo është fanella speciale me të cilën Kosova do të luajë kundër Republikës Çeke”, thuhet në një postim në faqen zyrtare të FFK-së në Facebook.

Kosova do të udhëtojë për në Çeki, derisa me 14 nëntor do të zhvillojë në Plzen ndeshjen vendimtare në luftën për kualifikim në Euro 2020.

Pas ndeshjes me Çekinë si musafire, Kosova e pret Anglinë në “Fadil Vokrri” më 17 nëntor, në ndeshjen me të cilën mbyllet cikli i kualifikimeve për garën më të madhe të futbollit të kontinentit të vjetër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme