FFK-ja: Rrini të qetë dhe të fortë në shtëpi, së shpejti i kthehemi realitetit

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), u ka bërë thirrje të gjithëve të qëndrojnë nëpër shtëpitë e veta të qetë dhe të fortë, në përpjekje për ta parandaluar përhapjen e pandemisë koronavirus.

Pesë persona janë infektuar me koronavirus, i njohur si COVID-19, deri tani në Kosovë, gjë që e ka shtyrë qeverinë e vendit të marrë masa të shumta në parandalimin e shpërndarjes së kësaj sëmundjeje ngjitëse.

Kjo nënkupton se edhe ngjarjet sportive, përfshirë futbollin, janë pezulluar të paktën deri në fund të muajit.

FFK-ja i është bashkuar thirrjeve që të gjithë të qëndrojnë brenda dhe ta shmangin kontaktin njëri me njëri, në përpjekje për t’i ikur infektimit me koronavirus.

“Rrini të gjithë në shtëpi të qetë dhe qëndroni të fortë. Shumë shpejt do të kthehemi në realitet”, shkruhet brenda një fotografie të kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, e postuar në llogarinë e shtëpisë së futbollit kosovar në Facebook. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme