FFK licencon 9 klube për garat evropiane

Prishtinë | 14 Maj 2020 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit e Kosovës e ka përfunduar procesin e licencimit të klubeve për edicionin 2020/2021 të garave të UEFA-s.

Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-së, pas takimeve të veta nga data 4 maj deri sot me datë 14 maj ka shqyrtuar dokumentacionin e 10 klubeve aplikuese, për herë të parë edhe në konkurrencën e femrave.

Në bazë të dokumentacionit të dorëzuar nga klubet, Komisioni ka marrë vendim që t’ u jap licencën 9 klubeve si në vijim:

KF Ballkani

FC Drita

SC Gjilan

FC Prishtina

KF Feronikeli

FC Llapi

KF Drenica

KF Trepça 89

KFF Mitrovica

Klubi i vetëm që nuk i ka përmbushur plotësisht kriteret e rregullores së licencimit është: KF Flamurtari. Palët e pakënaqura me vendimin e Komisionit të Shkallës së Parë kanë të drejtë ankese deri me 19 maj 2020 në ora 16:00, shkruan lajminet.

Të ngjashme