FIFA heton transferimin e Bruno Fernandesit në Man United

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Transferimi i Bruno Fernandesit në Manchester United është duke u hetuar nga FIFA pasi që ish-klubi i tij Sampdoria e ka parashtruar një ankesë duke pretenduar se atyre u janë mbetur borxh shkaku i një klauzolë nga kontrata e shitjes së tij.

Portugezi Bruno Fernandes u transferua në Old Trafford gjatë afatit kalimtar të janarit për rreth 55 milionë euro, mirëpo Sampdoria – që ia kishte shitur futbollistin Sportingut para tre vjetësh, argumenton se ata është dashur t’i merrnin rreth pesë milionë euro nga ajo shumë shkaku i klauzolës që e kishin në kontratën kur e kishin shitur atë në Sporting.

25-vjeçari e kaloi një sezon në Sampdoria para se të nënshkruante për Sportingun në vitin 2017 për 7.5 milionë funte. Sampdoria e kishte vendosur në kontratën e shitjes së tij një klauzolë që bën që italianët t’i fitojnë 10 për qind të shumës për të cilën e shet Sportingu Fernandesin në të ardhmen.

“Ne mund ta konfirmojnë se më 3 prill të këtij viti, klubi italian Sampdoria bëri ankesë në FIFA kundër klubit portugez Sporting Clube de Portugal, lidhur me disa obligime financiare në kontratën korresponduese për transferimin e futbollistit portugez, Bruno Miguel Borges Fernandes”, ka thënë një zëdhënës i FIFA-s.

“Çështja është duke u hetuar për momentin dhe për këtë arsye ne nuk mund të komentojmë më tutje për këtë gjë”.

Manchester Unitedi nuk besohet të jetë i përfshirë për keqbërje në këtë ankesë, pasi që problemi është vetëm ndërmjet Sampdoria dhe Sportingut. 

Të ngjashme