Figo heziton të zgjedhë mes Mesit e Ronaldos

Prishtinë | 29 Maj 2017 | 10:20 | Nga

Figo ka hezituar të zgjedhë mes Mesit e Ronaldos, duke thënë se dytë janë më të mirët.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë “të dy më të mirët në botë”, sipas ish-lojtarit të Barcelonës e Real Madridit, Luis Figo.

Argjentinasi dhe Portugezi ka vite që dominojnë në botën e futbollit, të cilët e kanë fituar “Topin e Artë” për nëntë vite me radhë, duke ndihmuar ekipet e tyre që të triumfojnë në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Figo është lojtari tjetër që ka folur për Messin e Ronaldon, duke thënë se dy lojtarët mund të konsiderohen si më të mirët, i cili hezitoi të zgjedhë më të mirin.

“Ata të dy janë më të mirët në botë. Është e vështirë të zgjedhësh njërin dhe të thuash ky është më i miri”, tha fillimisht Figo.

“Ronaldo dhe Messi janë të vetmit që kanë fituar gjitha trofetë individuale në botën e futbollit dhe kjo tregon gjithçka për talentet që kanë. Kurrë nuk do të zgjedh mes tyre”, shtoi portugezi.

Messi dhe Ronaldo kanë kaluar një tjetër sezon (2016/17) të mrekullueshëm.

Reali është afër të bëhet skuadra e parë që fiton Ligën e Kampionëve dy herë me radhë, që u ndihmua nga Cristiano Ronaldo të arrijë në finale, i cili ka thyer rekord historik duke u bërë lojtari i vetëm që arrin shifrën e 100 golave në histori të Championsit.

Në anën tjetër, Messi, përfundoi sezonin me 54 gola dhe mbajti Barcelonën në garë për titullin e La Ligas deri në fund, të cilët e përfunduar sezonin me titullin e Copa del Rey.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme