Finalja e Ligës së Kampionëve: Xhaka i uron fat Shaqirit

Prishtinë | 01 Qer 2019 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Sonte do të zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve, e cila zhvillohet mes Tottenham Hotspur dhe Liverpoolit.


Tottenhami arriti që për herë të parë në historinë e tyre të kualifikohet në një finale të Ligës së Kampionëve, teksa Liverpooli e ka fituar pesë herë deri më tani këtë garë.

Te Liverpooli luan edhe futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, i cili do të tentojë që për herë të dytë ta fitojë këtë trofe, pasi që edhe njëherë e kishte fituar me Bayern Munich.

Shaqirit fat i ka uruar futbollisti tjetër shqiptar, Granit Xhaka. “Paç fat” – është komenti i Xhakës në foton e publikuar nga Shaqiri në rrjetin social “Instagram”.

Ndryshe, finalja e Ligës së Kampionëve zhvillohet sonte me fillim prej orës 21:00 në “Metropolitano”.

Të ngjashme