Fiton Ballkani, dhuron “show” ndaj Feronikelit

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Në fundjavën që lam pas, skuadra e Ballkanit arriti që të shënoi fitore të madhe ndaj Feronikelit dhe të vazhdoj në krye të tabelës.

Lideri dhe kampioni në fuqi u takuan të shtunën në ndeshjen e vlefshme për javën e 13’të në kampionatin e Kosovës. Ndeshja e zhvilluar në ‘Rexhep Rexhepi’ përfundoi me rezultatin 0-2 në favor të mysafirëve nga Suhareka.

Përveç rezultatit, skuadra e udhëhequr nga Ismet Munishi në disa momente dhuroi edhe ‘show’ për shikuesit e pranishëm në Drenas.

‘Sporti në KTV’ ka publikuar disa nga momentet kur futbollistët e Ballkanit gjejnë kohë edhe për të shfaqur aftësitë e tyre me topin, pasi që rezultati veç ishte në favorin e tyre./GM

FAULLAT E JAVËS

Futbollistët e Ballkanit bëjnë shou për shikuesit

Gepostet von Sporti në KTV am Montag, 4. November 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme