Flamengo njofton se trajneri Jorge Jesus ka dal negativ në testin e dytë për Coronavirus

Prishtinë | 19 Mar 2020 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Klubi brazilian i futbollit Flamengo ka njoftuar se trajneri Jorge Jesus ka dal negativ në testin e dytë për Coronavirus.

Trajneri portugez Jorge Jesus kishte njoftuar të martën se ka rezultuar pozitiv me Coronavirus.

“Testi i ri i trajnerit Jorge Jesus për COVID-19 është kthyer negativ”, ka njoftuar Flamengo në komunikatë të enjten, transmeton Koha.net.

Jesus njoftoi në Instagram se ka dal pozitiv për virusin. Klubi në atë kohë tha se rezultati është “i dobët pozitiv apo jo shumë i saktë” dhe një test i dytë është i nevojshëm.

Jesus fundjavën e kaluar kritikoi Federatën e Futbollit të Rio de Janeiros për lejimin e zhvillimit të ndeshjeve, duke thënë se futbollistët dhe gjithë stafi i klubeve nuk janë supernjerëz dhe meritojnë më tepër kujdes.

Kampionati i Rio de Janeiros është pezulluar për 15 ditë të martën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme