Flick: Bayerni e njeh shumë mirë Perisicin

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Hansi Flick e do Perisicin në skuadër edhe sezonin e ardhshëm.

Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick, ka deklaruar se klubi i di kualitetet e tw huazuarit nga Interi, Ivan Perisic.

Opsioni i Bayernit për ta blerë Perisicin për 20 milionë euro, skadoi më 15 maj dhe spekulimet janë rritur për një rikthim te Interi.

Sido që të jetë, 31-vjeçari shënoi në fitoren 2-1 kundër Eintracht Frankfurt mbrëmë për ta ndihmuar Bayernin të kualifikohet në finale të Kupës së Gjermanisë.

“I dimë kualitet e Perisic”, tha Flick mbrëmë pas ndeshjes.

“Ai i tregoi këto edhe sonte, siç ka bërë edhe në të kaluarën”.

“Fatkeqësisht në pjesën e dytë të sezonit, ai kishte probleme fizike gjë që ndikuan në kondicionin e tij”. Perisic ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar tetë asiste në 28 paraqitje për Bayernin këtë edicion. /Gazeta Express/

Të ngjashme