Florian Marku fton të gjithë në meçin e tij të ardhshëm

Prishtinë | 23 Shk 2021 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Florian Marku fitoi meçin ndaj Rylan Charlton të shtunën, duke e vazhduar rekordin e tij pa humbje në boksin profesionist.

Por, Marku synon shumë më shumë sesa kaq.

Nëpërmjet profilit të tij zyrtar në Facebook, Marku paralajmëroi luftën e radhës, që do të jetë në verë.

Ai madje ftoi të gjithë tifozët në këtë event që sipas tij do të jetë i madh.

“Lufta ime e radhës këtë verë do të jetë me publik një event i madh dhe të gjithë jeni të ftuar” – shkroi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme