Forma e mirë dhe golat, Crystal Palace vihet pas Milot Rashicës

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Milot Rashica është duke treguar formë të jashtëzakonshëm këtë fillim viti me Werder Bremenin.

Mesfushori që la Vitessen për tu transferuar në Bundesliga para një vit, vetëm tani ka filluar të tërheq vëmendjen e tifozëve.

Reprezentuesi i Kosovës këtë sezon ka arritur të shënojë pesë gola si dhe ka dhuruar një asistim në të gjitha garat.

Ueb faqja italiane e specializuar për transferime ‘Calcio Mercato’ shkruan se paraqitjet e tij nuk kanë marrë vëmendje vetëm në Gjermani, por edhe në Angli.

Klubi i Ligës Premier Crystal Palace, ka shprehur interesim për lojtarin shqiptar.

Mësohet se klubi ka pyetur për situatën e lojtarët në klubin gjerman.

Rashica edhe me Kosovën ka pasur paraqitje të mira duke u kthyer në një lider të skuadrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme