Formacionet zyrtare: Kosova-San Marino, debutime dhe taktika të reja nga Challandes

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillohet ndeshja miqësore ndërmjet Kosovës dhe San Marinos.

Bernard Challandes dëshiron të provojë taktika të reja për ta përgatitur skuadrën dhe për t’i bërë përzgjedhjet e nevojshme për ndeshjet e ardhshme konkurruese.

Krahas emrave të njohur nga ekipi i bazë i Dardanëve, në këtë formacion nuk mungojnë edhe përzgjedhje të reja nga trajneri, i cili luan me formacionin 4-3-3.

Njëherësh, në këtë takim do të ketë edhe debutime për mbrojtësin Destan Bajselmani dhe mesfushorin Blendi Idrizi.

Formacioni startues i Kosovës: Ujkani; Bajselmani, Rrahmani, Fazliji, Vojvoda; Halimi, Kryeziu, Idrizi; L.M. Kastrati, Muriqi, Zeneli.

Formacioni startues i San Marinos: Benedettini; Plazzi, Rossi, Fabbri, D’Addario; Mularoni, Golinucci, Lunadel, Tomassini; Vitaloli, Nanni.

Të ngjashme