Formacioni i javës në Ligën Premier me tre yje të Unitedit dhe asnjë nga Liverpooli e City

Prishtinë | 01 Nën 2021 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Formacioni i javës në Ligën Premier është përpiluar tashmë, me Manchester United të rikthyer te fitoret dhe me tre lojtarë të tyre që futen në 11-shen.

Cristiano Ronaldo, Edinson Cavani dhe Raphael Varane janë treshja e Djajve të Kuq të përzgjedhur pasi klubi u rikthye me një fitore 3-0 si mysafir i Tottenhamit të shtunën, pas humbjes së tyre poshtëruese 5-0 në shtëpi ndaj Liverpoolit javën e kaluar.

Ekziston gjithashtu një përfshirje emocionuese për tifozët e Chelseat, me Conor Gallagher që ia del pas paraqitjes së tij të shkëlqyer për klubin ku është i huazuar, Crystal Palace kundër Manchester Cityt.

Siç deklaroi edhe Garth Crooks për Gallagher në rubrikën e tij në BBC Sport : “Anglezi i ri po luan shkëlqyeshëm për momentin dhe ishte i jashtëzakonshëm ndaj Cityt. Aktualisht i huazuar nga Chelsea, trajneri Vieira nuk e ka fshehur se do të donte ta blinte mesfushorin nëse do të kishte para. Mirë provoni Patrick. Tarifa e Gallagher rritet me çdo ndeshje”.

Në anën tjetër, dyshja e Arsenalit, Gabriel dhe Aaron Ramsdale janë të përfshirë, ndërsa Declan Rice pati një tjetër paraqitje të shkëlqyer për West Hamin teksa mposhtën Aston Villan 4-1.

Në përgjithësi, është një formacion shumë i fortë nga BBC Sports, megjithëse është paksa e pazakontë të shohësh një ekip të javës pa asnjë lojtar të Liverpoolit ose Manchester Cityt – kjo me siguri nuk mund të ketë ndodhur shumë herë në vitet e fundit.

Të ngjashme