Formacioni i yjeve që mungojnë në Euro 2020

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Kampionati Evropian i këtij viti pritet të jetë shumë interesant, por do të ketë edhe mungesa të mëdha.

Ekipet kombëtare të kualifikuara për Euro 2020 tashmë kanë publikuar listat me emrat e lojtarëve të ftuar.

Në shumicën e listave ka befasi, pasi ka emra yjesh dhe talentesh që mungojnë dhe nuk do t’i shohim në Kampionatin Evropian.

Megjithatë, ka edhe emra tjerë lojtarësh dhe talentesh që nuk do të mund t’i shohim shkaku që ekipet e tyre kombëtare kanë dështuar të kualifikohen.

Padyshim se disa nga emrat më intrigues që nuk do të jenë pjesë e Euro 2020 janë Sergio Ramos, Virgil Van Dij, Marco Reus dhe Zlatan Ibrahimovic.

Faqja e njohur sportive Goal.com ka përpiluar një formacion të mbushur me yje që mungojnë në Euro 2020.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme