Futbolli në Turqi do të rifillojë më 12 qershor, planifikohet organizimi i finales së Championsit në gusht

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Liga e futbollit të Turqisë do të rrifillojë më 12 qershor dhe synimet janë që të përfundohet stinori deri në fund të korrikut, ka thënë kryetari i Federatës së Futbollit të Turqisë, Nihad Ozdemir.

Ozdemir në një konferencë për media po ashtu ka treguar se Turqia planifikon ta organizojë finalen e Ligës së Kampionëve në gusht.  Ndeshjet në kampionatin turk do të luhen pa shikues dhe synimi është të përfundohet deri më 26 korrik. Do të luhen shtatë xhiro në fundjavë dhe një në mesjavë. Skuadrat do të luajnë ndeshjet në qytetet e tyre dhe stadiumet e tyre, duke thënë se nuk është shqyrtuar që të luhen ndeshjet në vetëm një qytet.

Finalja e Ligës së Kampionëve ishte paraparë të zhvillohej më 30 maj në stadiumin “Ataturk” në Stamboll, por është shtyrë shkaku i koronavirusit.

“Nëse Zoti do, ne do të kompletojmë ligën tonë në fund të korrikut. Më pas do ta mbyllim stinorin duke organizuar finalen e Ligës së kampionëve në gusht”, ka thënë Ozdemir.

Të ngjashme