Futbollisti gjobitet pasi mori pjesë në një tubim skare

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti i klubit belg Standard Liege, Obbi Oulare ka qenë në mesin e pesë personave që janë gjobitur në fundjavë pasi kishin mbajtur një tubim skare në kundërshtim me rregulloret për parandalim të Coronavirusit, shkruan agjencia Reuters.

Janë ndarë gjoba prej 250 euro për thyerje të kufizimit të tubimeve ndërsa policia në qytetin Hasselt i ka detyruar ata të shpërndahen.

Oulare ka konfirmuar incidentin, por i ka thënë gazetës “Het Nieuwsblad”, se policët ekzagjëruan.

“Ne nuk po organizonim ndonjë festë, por fqinjtë thirrën policinë. Nuk besoj se kam bërë ndonjë gjë gabim. Unë e kuptoj se policia po e bën punën e vet, por nuk bën të ekzagjërohet”, ka thënë 24-vjeçari.

Oulare, që ka luajtur për U-21 e Belgjikës, ishte transferuar nga Watfordi në Angli në vitin 2015. Por, ai luajti vetëm dy ndeshje për klubin e Premier Leagues, para se të kthehej në Belgjikë.

Belgjika është goditur rëndë nga pandemia e Coronavirusit, me rreth 3600 të vdekur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme