Galatasaray – Beshiktash, derbi i cili mund të nxjerrë nga loja për titull

Prishtinë | 03 Maj 2019 | 18:35 | Nga Ekonomia Online

Gjigantët e Stambollit, Galatasaray dhe Beshiktash do të përballen me njëra tjetrën në një ndeshje derbi të dielën, në të cilën kërkojnë të mbeten në garë për titullin e kampionit të Superligës turke në futboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ndeshjen e së dielës, vendi i dytë Galatasaray do të luajë në fushë të vet kundër ekipt të tretë në reditjen tabelare, Beshiktashin, nga i cili ka një epërsi prej vetëm një pikë.

Galatasaray ende nuk ka pësuar humbje në fushë të vet këtë sezon, duke shënuar 11 fitore dhe katër barazime.

Lideri i tabelës, Medipol Bashakshehir do të udhëtojë në Sivas, ku do të luaj përballë nikoqirit Demir Grup Sivasspor, i cili me 36 pikë të tubuara, nuk është i qetë për sa i përket sigurimit të mbetjes në elitën e futbollit turk.

Kjo është një nga garat më interesante për titullin e kampionit në ligën turke të futbollit, pasi në katër xhiro para fundit, Bashakshehir ka 62 pikë, dhe ndiqet Galatasaray me 60 dhe Beshiktash me 59 pikë.

Në katër javët e fundit, Galatasaray ka dy përballje të rënda për të mbojtur titullin e fituar vitin e kaluar, pasi përveç përballjes me Beshiktashin, e pret përballja edhe me Bashakshehirin.

Të ngjashme